Endrit Thaçi ia uron ditëlindjen Edi Ramës: Kryeministër, urime ditëlindjen në emër të babit dhe timin
04 korrik 2024
| 21:09
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes, përkatësish 57-vjetorin. Rama ka lindur në 4 korrik në Tiranë.
E këtë ditë nuk e ka harruar edhe miku i tij, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ketë fakt e ka thënë sot edhe djali i tij, Endrit, i cili ka bërë një urim për Ramën.
“Nga një bashkëbisedë spontane me babin, e kuptova që më 4 korrik e ka ditëlindjen edhe miku i tij i madh, kryeministri Edi Rama. E admiroj për kujtesën që ka. Kryeministër @ediramaal, urime ditëlindjen në emër të babit dhe timin”, ka shkruar ai në një postim në Facebok.