Endrit Thaçi shkon në Hagë, fotografohet me flamurin e UÇK-së para Speciales

10 nëntor 2020 | 11:26

Në përkrahje të babait të tij, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Thaçi, ka qëndruar dje para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, teksa në duar ka mbajtur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është parë në shoqëri edhe të disa personave të tjerë, ndërsa fotografia është realizuar nga agjencia “AP”.

Hashim Thaçi ka pasur dje paraqitjen e parë në seancën e Gjykatës Speciale, teksa ka deklaruar se i ka dëgjuar të gjitha akuzat dhe “i hedhë poshtë të gjitha”.

Para gjykatësve të Speciales ka dalë dje edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, në…