Endriti publikon foto të Thaçit me Albright: Nënshkrimi i tij na solli lirinë dhe pavarësinë
18 mars 2021
| 12:04
Konferenca e Rambujesë e mbajtur në Francë është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës.
Këtë ngjarje e ka kujtuar edhe djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, Endriti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një fotografi ku shihet Hashim Thaçi bashkë me ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Medeleine Albright.
“Në 22-vjetorin e nënshkrimit të Konferencës së Rambujesë, krenar me babanë dhe largpamësinë e tij. Nënshkrimi i tij na solli lirinë e pavarësinë tonë”, ka shkruar Endriti në mbishkrimin e fotografisë.