Endriti ynë i dashur, urime ditëlindjen e 21-të!
13 prill 2020
| 10:29
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar djalin e vet, Endritin, me rastin e ditëlindjes së 21-të. Thaçi ka zgjedhur që urimin e tij për të birin ta shoqërojë me një fotografi familjare në të cilën shihen bashkë edhe me zonjën e parë, Lumnije Thaçi.
”Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të gëzuar që edhe këtë vit jemi të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ke lindur, kur ishim larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999 dhe kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë e lirë. HTH #RriNshpi”, thuhet në dedikimin e presidentit drejtuar djalit të tij.