“Energjia e të rinjve në Kosovë duhet të shfrytëzohet patjetër”
Në muajin mars, Benjamin Kolenoviq, e ka ndarë me publikun lajmin se është përfshirë në listën e revistës amerikane Forbes 30 under 30.
Revista rendit në këtë listë 600 sipërmarrës, liderë dhe yje në rritje në botë, që janë nën moshën 30-vjecare.
Puna e Benjaminit është vlerësuar në sektorin e medias dhe marketingut.
Benjamini, 28-vjeçar, është themelues dhe udhëheqës i agjencisë së marketingut, Growzillas, e cila është hapur më 2020, dhe tani ka 150 klientë në Kosovë, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Ai beson se mund të bëjë revolucion në marketingun digjital.
Në edicioni më të ri të podkastit Të flasim, kemi biseduar me të për rrugën drejt suksesit, për sfidat deri te hapja e kompanisë së tij, për menaxhimin, pse e ka zgjedhur marketingun digjital, si dhe për vendimin që të kontribuojë në Kosovë./REL