Energjia, e vërteta e gazit rus dhe e burimeve energjetike shqiptare!
Inxh. Abdullah Begolli
Inxh. Xhafer Murseli
Sa më tepër që kalon koha, aq më shumë merr përmasa lufta për energji si rezultat i shterimit të burimeve konvencionale të energjisë sikurse janë qymyri, nafta, gazi dhe urani. Treguesit e freskët në vazhdim mbi ecurinë e rritjes së çmimeve të qymyrit, gazit, naftës etj., e kanë alarmuar politikën kryesore botërore saqë nuk dinë se cila do të jetë zgjidhja.
Vetëm politika shqiptare flenë me gjumin e ariut, edhe pse gjeografia jonë kombëtare flenë mbi rezerva dhe resurse gjigante burimesh energjetike dhe pasuri të tjera natyrore, ndërsa kombi ynë, vuan për energji, vuan për punë dhe bukë, andaj ka “zgjedhur” rrugën më dëshpëruese largimin nga atdheu, Asimilimin!
Tashmë mbi gjysma e kombit nuk munden kurrsesi t’i ikin kësaj fatkeqësie!
Sikurse shihet nga treguesit e çmimeve aktuale të qymyrit dhe gazit natyror, del e vërteta pse kaq shumë interesim i dikujt për furnizimin e shqiptarëve me gaz rus.
• Çka tregojnë këto çmime?
1. Qymyri
Sipas çmimit aktual të qymyrit në tregun ndërkombëtar del e vërteta se vlera e rezervave të qymyrit të Kosovës (resurse me siguri ka shumë më tepër), është rreth 2 800 (Dymijë e tetëqind) miliardë (€), që do të thotë rreth 1,4 milion(€)/banor.
Kjo është vlera e qymyrit sipas peshës ngase vlera energjetike e tij është disa herë më e lartë kur kihet parasysh fakti që vlera energjetike për një ton qymyr shkon deri në mbi 8MWh, varësisht nga kualiteti.
2. Gazi
Sipas këtij çmimi, po të furnizohet Kosova me gaz rus, p.sh për një TC prej 1000MWh, sipas çmimit aktual do t’i duhej të paguaj për gazin: 65000(€)/ orë; 1.6 milion(€) për ditë; Rreth 600 milionë (€) për vit; Dhe rreth 20 miliardë(€) për 30 vite. Kjo pa e llogaritur çmimin e investimit për tubacionin e gazit që sigurisht do të kushtonte qindra milionë euro.
Për rrjedhojë, marrja eventuale e gazit, do ta shumëfishonte çmimin e energjisë elektrike që do ta paguajnë vetë banorët në krahasim me një TC me fuqi të njëjtë me qymyr, e që, e kemi fal në tokën tonë.
Shtoja këtij çmimin e rritjes mbi 200 për qind dhe llogaritni sa duhet të paguajmë!
Dhe jo vetëm kaq!
• Cili është qëllimi i fundit i tentimit të furnizimit të shqiptarëve me gaz rus?
Janë qymyri i Kosovës, gazi dhe nafta e Shqipërisë!
Pse këto?
1. Sepse duke ju ofruar shqiptarëve burime të huaja energjetike, i bënë të varur për jetë të jetëve, duke i futur në kredi për ta paguar gazin rus gjithherë më të shtrenjtë.
2. Duke ju thënë se qymyri nuk bënë të digjet sepse liron shumë CO2, do të del dikush që do të bëhet pronar edhe i qymyrit të Kosovës sikurse u bë i naftës, gazit dhe i burimeve minerale në Shqipëri, dhe ne shqiptarët do të sillemi rrugëve të botës, do të asimilohemi duke kërkuar jetë më të mirë!
Ai që do të bëhet pronar i qymyrit të Kosovës do të ndërtojë TC në tokën tonë, me qymyrin tonë, me “argatë” shqiptarë. Do të shes rrymë dhe do të na furnizon edhe neve me çmime të shtrenjta, dhe kështu do të na ndot atmosferën e askush nuk do t’ia përmend.
Nuk i dimë cilat ishin rezervat dhe resurset e gazit natyror apo naftës që veç ishin në shfrytëzim në shtetin amë Shqipëri.
Politika atje, asnjëherë nuk tregoi se çfarë bëri me naftën dhe gazin që të paktën i plotësonin dhe tejkalonin nevojat vendore. Dhe politika, në vend se të merret me zhvillimin dhe përparimin e vendit është marrë dhe po merret pandalur me zbatimin e projekteve strategjike të huaja sikurse ‘Ballkani i hapur’, duke gënjyer popullin se është në të mirën tonë, sikurse thoshin për ndryshimet kushtetuese që i hoqën autonominë Kosovës në vitet e ‘90-ta.
• Cila është zgjidhja?!
Mos-heshtja e inteligjencës, duke filluar nga akademitë e shkencave, universiteteve, shkollave, rinisë studentore etj, dhe ngritja e nivelit të vetëdijes popullore që të mos pranojnë dushk për gogla nga politika e cila hanë bukën e popullit dhe punon për interesa të huaja.
Andaj mos u MASHTRONI i nderuar popull por analizoni me kokën tuaj ngase janë në interesin e gjeneratave në vazhdim pasuritë natyrore të vendit tonë.