Engel: Deklaratat mashtruese të Serbisë për Kosovën po zemërojnë botën
23 qershor 2018
| 22:06
Eliot Engel, anëtar i Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka thënë se pretendimet “mashtruese” të Serbisë për tërheqje të njohjeve për Kosovën, janë krejtësisht të rreme.
Në një postim në profilin e vet në “Twitter”, Engel ka thënë po ashtu se shteti serb duhet të heq dorë nga kjo politikë pasi pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
“Pretendimet mashtruese të Serbisë se vendet po ua kthejnë shpinën Kosovës, janë mashtruese dhe po shkaktojnë zemërim të madh nëpër botë. Serbia duhet të ndalojë këtë dhe t’i kthehet normalizimit me fqinjin e saj. Pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj janë të përhershme”, ka deklaruar Engel.