Engel mirëpret rikthimin e fondeve të MCC-së për Kosovën
07 qershor 2020
| 14:52
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së, Eliot Engel ka reaguar pas zhbllokimit të fondeve për Kosovën nga Korporata Sfidat e Mileniumit.
Përmes një reagimi në “Twitter”, Engel ka thënë se është i kënaqur për zhbllokimin e këtyre fondeve.
Sipas tij, këto fonde nuk është dashur që të suspendohen fare.
“Jam i kënaqur që Korporata Sfidat e Mileniumit ka rikthyer fondet për Kosovën. Nuk është dashur të suspendohen fare. Kosova i ka plotësuar standardet e vështira të Sfidave të Mileniumit. Ndërprerja e këtyre fondeve për ta detyruar me zor për të ndryshuar politikat e tyre ishte në kundërshtim me vet çfarë përfaqëson Korporata Sfidat e Mileniumit”, ka shkruar Engel.
(M.K /Epoka e re)