Engel: Urime ditëlindjen Kosovë, keni bërë një festë të mrekullueshme
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka uruar popullin e Kosovës për 10-vjetorin e Pavarësisë, duke thënë se po sheh përparime gjatë vizitave në Kosovë.
Engel ka kujtuar vitin 1999 dhe tragjedinë që atë kohë ndodhte në Kosovë.
“I di shkeljet e të drejtave të njeriut, presionin, shtypjet, e di që ka pasur një dekadë të pritjes për pavarësi, por pas pritjeve e kemi arritur pavarësinë”, ka deklaruar Engel, raporton “Express”.
Ai ka thënë se askund në botë nuk ka njerëz më miqësor ndaj ShBA-së se në Kosovë.
Ai ka uruar që kosovarët do të udhëtojnë pa viza. Duke thënë se të ardhmen e Kosovës dëshiron ta shohë në BE, në NATO dhe OKB.
“Urime ditëlindjen Kosovë, keni bërë një ditëlindje të mrekullueshme”, ka thënë Engel.