Engeli, autoritet i pazëvendësueshëm për të vërtetën e shqiptarëve në botë

03 janar 2021 | 08:16

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka nisur ditën e sotme me një falënderim për kongresmenin Eliot Engel.

Hoxhaj, në një shkrim publikuar në “Facebook”, është shprehur përjetësisht falënderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel, i cili ka deklaruar se nuk do të kandidojë më që të jetë pjesë e Kongresit Amerikan.

“Përjetësisht falënderues mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! Autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Eliot Engel sot largohet nga Kongresi në ShBA, pas 32 vjetëve.

Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Westchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’ju përfaqësojë në Uashington. Faleminderit që më keni dhënë besimin tuaj!”, ka shkruar kongresisti Engel në “Facebook”.

Ai më pas ka publikuar fjalimin që e mbajti më 17 dhjetor.

Në atë fjalim ai foli edhe për Kosovën dhe se si Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Engel njihet si përkrahës i madh i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm gjatë pandemisë rreth 400 mijë kilogram produkte të cilat…