![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/cakaj-6.jpg)
Engeli i premton Cakajt se angazhohet për Kosovën dhe Shqipërinë
Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë virtuale me kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Cakaj ka thënë se Engeli e ka siguruar atë se do të punojë ngushtë me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, për t’i dhënë vëmendjen e duhur shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.
“Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot kongresmeni Eliot Engel në një mbledhje virtuale Na siguroi se do të punojë ngushtë me administratën e Bidenit për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve! Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviqit deri tek mbështetja e Kryesisë shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra kongresmen!”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.