Engjëll Hoti ia siguron fitoren Trepçës ‘89
12 prill 2019
| 17:40
Trepça ‘89 e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 27-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll ndaj Ballkanit (2-1).
Më meritori për fitoren e skuadrës nga Mitrovica ishte Engjëll Hoti, i cili realizoi dy golat për 89-shin.
Golin e parë futbollisti Hoti e realizoi në minutën e 17-të, kurse në minutën e 63-të realizoi një autogol. Mysafirët e shënuan golin e vetëm në minutat shtesë, kur Jetmir Topallit e shfrytëzoi një gabim të portierit Arben Beqirit.
/Epoka e re/