Engjëllore
Nga Pranvera Qerimi
E di që je mbështjellë me çarçafin e bardhë,
qe ngjason me shpirtin tënd të rrallë.
Që sa herë e ngriti kokën buzëqeshi.
E mbaj mend kur më the,
që fytyra ngrysur nuk i shkon askujt
E mbaj mend edhe kur më the se:
një shtrat qe është krijuar për dy persona
nuk mbjellë farën e dashurisë.
Ngjall epsh dhe lumturi.
por veprimi yt dëshmon çka zgjedh ti.
Çdo gjë ka dy anë
si monedha qe trurin ta shpërlan
por e di çfarë?
Monedha më ngjan edhe dikën tjetër
ndoshta edhe e di,
S’ka kush të jetë tjetër ore
çka hutohesh?
Me qenien me të bukur.
Të gjithë vrapojnë pas saj.
Por të dyja kanë të njëjtën veti
nuk ngopesh nga to si me qenë
kafshë e jo njeri.
Madje edhe të dyat të zbresin e të ngritin
si një lëndë e pa shpirt për çdo fëmijë.
Po mua krejt cka me ka mbet besoj e di ti.
Me i shiku yjet që lozin pa ndërprerë
e kur njëri prej tyre bie si shigjetë
Unë me të së bashku me u tret.