
Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë 2 vajza binjake
07 korrik 2021
| 02:09
Moderatorja e njohur, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake. Lajmi është bërë i ditur nga media rozë “Prive”, e cila shkruan ndër të tjera, se moderatorja dhe dy binjaket janë në gjendje shèndetësore shumë të mirë.
Vasili më herët, ka zbuluar dhe emrat e dy vogëlusheve të saj. Emrat e vendosur kanë një domethënie.
Sofi, është emri i gjyshes së bashkëshortit të moderators dhe Nkol, emri i babait të saj. “Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat.
Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur.
Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni për mediat më herët.