Enis Bardhi: Kisha ëndërruar të shënoja kundër Barçës
14 maj 2018
| 11:59
Askush nuk e priste një fitore të Levantes, por Enis Bardhi shënoi dy gola (nga një për secilin krah të portës së Ter Stegenit) duke ndihmuar skuadrën e tij të thyente rekordin e Barcelonës (pa humbje brenda një sezoni).
Shqiptari nga Maqedonia tani numëron 9 gola në La Liga. Në fund të ndeshjes, që u mbyll 5-4, Bardhi ka deklaruar: “Kemi një skuadër të fortë, mund të fitojmë ndaj kujtdo. Ishte një mbrëmje e madhe për ne. Vuajtëm shumë sepse Barcelona është mësuar të luajë në nivele të larta, por jam i lumtur. Për golat jam i lumtur, i kisha ëndërruar”, ka thënë Bardhi.