Enis Sadriu, e ardhmja e futbollit ferizajas
03 shkurt 2018
| 15:39
Ferizaj njihet për zbulimin e talentëve sportivë. I tillë është dhe i riu Enis Sadriu 14 vjeç.
Nxënës i shkollës fillore “Mic Sokoli” nga Slivova e Ferizajt, i cili që nga mosha 5 vjeçare aktivisht ka filluar të merret me futboll, ndërsa ka një ëndërr që gjithë energjinë sportive t’a harxhojë në një të ardhme të afërt në klubin e qytetit të tij “KF FERIZAJ”, por edhe më largë.
I gjendur mes ëndrrës për një karrierë të bujshme futbollistike dhe dëshirave që ka një i ri për të shëtitur e për të mësuar botën, Enis Sadriu, falë angazhimit dhe perkushtimit të tij ka marrë edhe mirënjohje nga Shkolla fillore “Mic Sokoli” Slivovë, me motivacion si futbollisti më i mirë i shkollës.