Enis Vila i bashkohet Kosovës U19

22 korrik 2021 | 12:56

Futbollisti me prejardhje nga Hani i Elezit të Kosovës, Enis Vila ka vendosur që të përfaqësojë ngjyrat e Kosovës. Mbrojtësi i skuadrës MSV Duisburg do të jetë pjesë e “dardanëve U19.

“Kryetari Agim Ademi sot priti në takim futbollistin Enis Vila me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.

Qendërmbrojtësi i cili ka luajtur për Oberhausen dhe Unterrath Düsseldorf ndërsa tani luan për skuadrën gjermane MSV Duisburg U19 u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar ‘dardanëve’.

Me këtë vendim, futbollisti Vila po realizon dëshirën e tij dhe të prindërve të tij për ta përfaqësuar Përfaqësuesen U19 të Kosovës. Enis Vila si qendërmbrojtës është mjaft perspektiv dhe për këtë ai po vëzhgohet nga klube të mëdha në Bundesliga”, thuhet në njoftimin e Federatës së futbollit të Kosovës, raporton “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe opozitës, kanë…