Enis Vila ia siguron FC Kosova Düsseldorf-it një pikë si musafir në Unterrath
FC Kosova Düsseldorf merr një barazim të vlefshëm nga ndeshja e sotme si musafir i SG Unterrath.
FC Kosova Düsseldorf që në fillim të ndeshjes ka marrë dy gola nga ekipi kundërshtar por falë eksperiencës së lojtarëve por dhe duke ndjekur urdhërat e trajnerit kanë arritur që ta barazojnë rezultatin nga 2:0 në 2:2. Golat për ekipin shqiptar të Düsseldorfit i kanë shënuar Fatlum Ahmeti në minutën e 74’ dhe golin e barazimit por shumë të nevojshëm e ka shënuar qendërmbrojtësi Enis Vila në minutën e 90’, duke ia siguruar një pikë të vlefshme ekipit shqiptar FC Kosova Düsseldorf.
FC Kosova Düsseldorf, nga tri ndeshje të zhvilluara në Landesliga, ka arritur t’i tuboi 7 pikë, (dy fitore dhe një barazim).
FC Kosova Düsseldorf në gjiron e katërt e pret në shtëpi FC Remscheid-in.