Enis Zabërgja emërohet shef i skautimit për të rinjtë në KF Llapi

25 mars 2025 | 14:17

Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar se ish-futbollisti Enis Zabërgja është emëruar shef i skautimit për të rinjtë. Pas një karriere të gjatë në futbollin aktiv, Zabërgja, i cili së fundmi është pensionuar nga futbolli, tani do të marrë një rol kyç në zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj, duke ndihmuar në rrugëtimin e tyre drejt ekipit senior.

Me përvojën dhe njohuritë e tij, ai pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e një baze të fortë të futbollistëve të rinj në klubin llapjan.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij projekti dhe që do të kontribuoj në zhvillimin e talenteve të rinj. KF Llapi gjithmonë ka qenë një klub që i beson të rinjve, dhe unë do të jap maksimumin për të zbuluar dhe avancuar futbollistët më të spikatur drejt ekipit të parë”, ka thënë Zabergja. Me angazhimin e Zabërgjës në këtë rol, KF Llapi mendon për të ardhmen e klubit, duke krijuar një strukturë të fortë për zhvillimin e talentëve dhe avancimin e tyre drejt Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investimet e huaja në Shqipëri, kanë arritur një vlerë rekord…