Enisa Bytyçi vlerësohet nga juria e Tiranës si interpretuesja më e mirë e dramës për të rinj
Artistja e re Enisa Bytyçi nga Malisheva, në Tiranë u vlerësua me çmimin e parë si interpretuesja më e mirë e dramës për të rinj
Në Tiranë, organizuar nga Shoqata Kulturore Artistike “ Jehona Shqiptare”, u mbajt “Festivali i Aktrimit Jehonë, Rinia Shqiptare Triumfon”, edicioni i (III) tretë, ku morën pjesë të rinj shqiptare nga të gjitha viset e trojeve tona, në kujtim, 100 vjet pa “ Atin e Flamurit të Kombit Shqiptar”, Ismail Qemalin”.
Ky manifestim kulturor dhe artistik kishte karakter garues, dhe për vlerësimin e pjesëmarrësve në fushën e aktrimit dramatik, ishte juria më prestigjioze e përbërë nga personalitetet që i dhanë shumë arti dramatik shqiptar, dhe këta janë:
- “Nderi i Kombit” znj. Margarita Xhepa Kryetare jurisë
- Aktori i mirënjohur kombëtar shqiptar z. Pajazit Murtishi
- Aktori i mirënjohur Agim Xheka
- Artistja e mirënjohur znj. Kozeta Zavalani
- Xhevat Bajrami, nga Drejtoria e përgjithshme në MKRS-në – Kosovë
Për këtë edicion, fitues interpretues të dramës u vlerësuan:
- Çmimi i parë, Enisa Bytyçi
- Çmimi dytë shkolla “Ukshin Miftari” Gjakovë
- Çmimi tretë, Aurora Koleci
Ky festival, tashmë tradicional, po tregon vlera të mirëfillta si në organizim, po ashtu edhe në interpretim nga pjesëmarrësit, ku për disa ditë me radhë treguan cilësi në këtë fushë arti, dhe botës artistike shqiptare i dhanë porosi për një të ardhme më konkurrente, jo vetëm brenda vendit,por edhe në rajonin e Ballkanit e më gjerë.