Enkileda Carja e bronztë në botërorin e peshëngritjes
29 mars 2023
| 11:28
Peshëngritësja perspektive shqiptare Enkileda Carja ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror për të rinj në peshëngritje, ngjarje që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.
Ajo u plasua e treta në peshën 59kg, duke i dhënë Shqipërisë dy medalje, në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh.
Sipas IWF (Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes), Carja është peshëngritësja e vetëm deri më tani që ka marrë medalje edhe pse garon në baterinë B.