
Enrique: Fitorja me Liverpoolin na dha krahë
Pasi eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve, skuadra e PSG-së arriti një fitore të rëndësishme edhe në kampionat. Kampionët e Francës e mposhten Marseillen (3-1), skuadrën e vendit të dytë në Ligue 1.
Tashmë diferenca në renditje është jashtëzakonisht e madhe, +19 pikë për PSG-në, ndërkohë që kanë mbetur edhe tetë javë nga përfundimit i kampionatit. Çka do të thotë se PSG-ja mund të festojë që në fillim të prillit titullin.
“Do të festojmë kur të vijë koha. Është një avantazh i madh, por asgjë nuk ka përfunduar ende. Fitorja e fundit ndaj Marseillet ishte e veçantë, pasi mposhtëm një rival të fortë, që luante për pikë”, ka thënë Luis Enrique.
“Mendoj se jemi në një moment të mirë, madje edhe në aspektin psikologjik. Fitorja ndaj Liverpoolit ishte special, na dha krahë. E dimë që nuk mund të luajmë çdo ndeshje në 100% të mundësive, por jemi të lumtur me çka kemi arritur”, ka shtuar Enrique.