Enrique Iglesias bëhet baba
20 dhjetor 2017
| 11:20
Këngëtari Enrique Iglesias dhe ish-tenistja Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti, i cili e ka mbajtur të fshehtë lidhjen, janë bërë prindër të dy binjakëve të cilët janë pagëzuar me emrat Nicholas dhe Lucy. Sipas raportimeve në mediet rozë, Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë në një lidhje së bashku që prej vitesh, edhe pse ata vetë nuk e kanë konfirmuar asnjëherë publikisht.