
Enrique: Ishte ndeshje e çuditshme dhe fitore e rëndësishme
23 janar 2025
| 14:44
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique është shprehur i lumtur me fitoren e madhe që e arritën në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt. Klubi francez edhe pse ishte në disavantazh prej dy golash arriti që të përmbysë rezultatin dhe të fitojë ndeshjen me rezultat 4-2.
“Nuk di se si ta them në frëngjisht, por kjo ndeshje ishte shumë e çuditshme. Pjesa e parë ishte e vështirë për të dyja skuadrat, por me fillimin e pjesës së dytë pësuam dy gola të shpejtë. Ishte e pabesueshme dhe e padrejtë. Por me ndihmën e tifozëve, të cilët dua t’i falënderoj pasi ishte fantastik, ne arritëm të përmbysnim ndeshjen, ndaj fitoren ia dedikoj atyre”, ka thënë Enrique, skuadra e të cilit tashme ka grumbulluar 10 pikë në garën më të fortë në futboll.