Enrique: Mund të përmirësohet akoma më shumë

10 prill 2025 | 11:57

PSG-ja e mposhti Aston Villan në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-1. Trajneri Luis Enrique ka thënë se kjo skuadër mund të përmirësohet edhe me shumë. Kampionët e Francës kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

“Zhvilluam një lojë argëtuese për tifozët tanë, ne dëshirojmë të arrijmë rezultate të mira me këtë mënyrë loje. Kemi një grup të mirë lojtarësh, të ndërthurur mirë, me djem të rinj të talentuar dhe me lojtarë me eksperiencë. Ne kemi një projekt afatgjatë, mendoj se kjo skuadër mund të përmirësohet akoma më shumë”, u shpreh Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te McLaren kanë reaguar pas deklaratës së Max Verstappen (Red…