Enrique: Në Paris do të jemi më të fortë
02 maj 2024
| 11:19
PSG-ja pësoi humbje të mërkurën në Gjermani nga Borussia Dortmund (1-0).
Në përfundim të ndeshjes, trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique, ka komentuar këtë akt të parë, duke thënë dëshironin një tjetër rezultat. Ai shprehu bindjen se në ndeshjen kthyese nuk kanë çka të humbasin dhe se do të jenë më të fortë.
“Është futboll. Shumë herë është i mrekullueshëm, ndërsa herë të tjera shkon kështu. Do të kishim preferuar të ishim në një situatë më të mirë padyshim, por ishte një ndeshje e ekuilibruar, e dinim se nuk do të ishte e lehtë. Megjithatë, në Paris do të jemi gati dhe të fortë, plus që nuk do të kemi asgjë për të humbur”, ka thënë Enrique.