Enrique nuk e grumbullon Dembelen për ndeshjen ndaj Arsenalit
Trajneri Luis Enrique vijon të ndjekë linjën e ashpër te PSG-ja. Ai është i fokusuar në punën e tij në krye të kampionëve të Ligue 1 dhe po përgatitet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenal.
Ai ka vendosur që të mos grumbullojë për këtë sfidë delikate lojtarin Ousmane Dembele. Madje ai nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të thirrur për këtë sfidë, që do të luhet ditën e martë.
E përditshmja “L’Equipe” shprehet se lënia jashtë e francezit është për arsye disiplinore. Pas ndeshjes kundër Rennes, Luis Enrique dhe ish-anësori i Barcelonës patën një debat të ashpër.
Për këtë arsye, ish-trajneri i Spanjës vendosi ta lërë jashtë skuadrës lojtarin francez, ndërkohë që nuk dihet nëse do të luajë në fundjavë në kampionat apo do të jetë ende i dënuar nga klubi.