Enrique: Nuk ka favoritë, pres ndeshje të barabartë

08 prill 2025 | 16:38

PSG-ja do të kërkojë fitoren në Ligën e Kampionëve ndaj Aston Villas. Para këtij takimi, trajneri i parisienëve, Luis Enrique u shpreh se skuadra e tij nuk është favorite dhe se pret ndeshje të ekuilibruar.

“Asnjë favorit? Mendoj se do ketë ekuilibër. Kundër Liverpoolit të gjithë thanë se nuk kishim asnjë shans. Ka pasur skuadra që kanë arritur të kalojnë në nivelin tjetër. Ne duhet të bëjmë atë që duhet për t’u kualifikuar”, ka thënë Enrique.

“Është kënaqësi të di që do të takoj një nga trajnerët me karrierën më të rëndësishme evropiane. Ai është një trajner që kujdeset për punën e tij. Aston Villa është përmirësuar nën drejtimin e Unai Emery”, ka deklaruar Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim…