Enrique nuk përjashton rikthimin te Barcelona
27 mars 2020
| 22:06
Luis Enrique mund të kthehet te skuadra e Barcelonës. Trajneri spanjoll, i cili aktualisht drejton kombëtaren e Spanjës, Luis Enrique, nuk ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet te Barcelona.
Enrique ka thënë se ka lënë të gjitha dyert e hapura, duke mos përjashtuar kështu opsionin për rikthimin në ‘Camp Nou’.
“Mendoj se mund të jem trajner në secilën skuadër që isha më parë. Kam lënë dyert e hapura për të gjitha ato skuadra. Koha ime te Barcelona ishte e shkëlqyer, dhe unë gjithmonë isha falënderues. Jam me fat që isha në një klub për aq vite, dhe që më dhanë gjithçka”, ka thënë Enrique.