
Enrique: Përballja me Liverpoolin mund të ishte finalja e Ligës së Kampionëve
03 mars 2025
| 16:56
Tekniku i PSG-së, Luis Enrique tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.
“E njoh shumë mirë Liverpoolin. Ne kemi idenë tonë për lojën. Duke e parë dhe analizuar kundërshtarin, nuk shoh se janë më mirë se ne. Nuk ka dyshim se që nga fillimi i sezonit ata kanë qenë skuadra më në formë në Evropë, jo vetëm në performancë, por edhe në rezultate. Kjo ndeshje mund të ishte finalja e Ligës së Kampionëve, por fatkeqësisht nuk do të jetë. Ne do të bëjmë gjithçka për të rritur shanset tona për të kaluar dhe për të treguar se jemi më të mirë se Liverpooli”, tha Luis Enrique.