Enrique pritet të jetë pasardhës i Contes
06 shkurt 2018
| 15:13
Forma jo e mirë e Chelseat në këtë edicion dhe dy humbjet e fundit kanë bërë që e ardhmja e Antonio Contes në krye të kësaj skuadre të vihet në rrezik.
Në rast të shkarkimit të trajnerit në krye të Chelseat pritet të emërohet ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës, Luis Enrique. Lajmin e ka bërë të ditur katalanasja “Sport”.
Aktualisht skuadra e Chelseat zë vendin e katërt në Premier Ligë me 50 pikë të grumbulluara.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)