Enrique: PSG-ja mund të bëjë gjera të mëdha

05 shtator 2023 | 11:58

PSG-ja në fundjavë arriti fitoren e dytë radhazi në kampionat. Kampionët e Francës e mposhten Lyonin (1-4), ndërsa pas ndeshjes trajneri Luis Enrique u shpreh i lumtur.

“Po, rezultati është shumë i mirë dhe qëndrimi i skuadrës ishte perfekt, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë gjëra për të përmirësuar. Jam i kënaqur me ambicien dhe personalitetin e ekipit. Lidhja Mbappe-Vitinha? Jemi ende në një periudhë në të cilën duhet të krijohen si energji, një periudhë në të cilën i njohim lojtarët, çfarë duam, çfarë kërkojmë. Por është e qartë se kur bashkoni lojtarë me cilësi të lartë, ndodhin gjëra të mëdha”, ka thënë Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se…