Enrique: PSG-ja po shkon në drejtimin e duhur

16 shtator 2024 | 13:31

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique është shprehur i lumtur me startin e skuadrës së tij në këtë sezon të garave. Kampionët në fuqi të Francës mundën Brest (3-1), të shtunën që lamë prapa duke arritur fitoren e katërt në po aq ndeshje të këtij edicioni. Strategu spanjoll është i kënaqur jo vetëm me fitoren por edhe më paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Brest.

“Nuk është vetëm fitorja, është edhe mënyra se si luajtëm për të marrë fitoren. Është një provë e mëtejshme se ne po shkojmë në drejtimin e duhur”, ka thënë Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi kuqezi i Atalantës, Berat Gjimshiti foli në konferencën pas…