Enrique refuzon ofertën e Napolin
31 maj 2023
| 12:12
Skuadra kampione e Italisë, Napoli vazhdon të jetë pa trajner. Pas largimit të Spallettit, drejtuesit kanë nisur nga kërkimi për teknikun e ri që do të drejtojë skuadrën por mesa duket nuk do të jetë e lehtë për të gjetur të duhurin.
Vetë De Laurentis u shpreh se është refuzuar nga Luis Enrique për shkak se ky i fundit kërkon Premier Ligën, ndërkohë që për Sergio Conceiçao duhet të paguajë 18 milionë euro klauzolë. Në kushte të tilla, De Laurentis ka kontaktuar edhe trajnerin Marselino Garcia i cili prej një viti është pa punë.
Trajneri spanjoll nuk ka qenë pjesë e asnjë skuadre që nga sezoni i shkuar kur largohej nga Bilbao, ndërkohë që edhe ky i fundit ka refuzuar sepse është në bisedime me Nottingham Forest dhe Olimpik Mareseille.