Enrique: Rezultat 4-1 është i padrejtë
05 tetor 2023
| 13:57
PSG-ja ishte favorit në letër për ndeshjen ndaj Newcastel United, por në fund pësoi debakël me rezultat 4-1.
Trajneri Luis Enrique nuk e fshehu zhgënjimin për këtë humbje: “Ndeshje si këto janë gjithë të vështira për ne trajnerët. Gjithsesi, mendoj se djemtë patën sjelljen e duhur, por për të qenë i sinqertë mendoj se rezultati është pak i padrejtë. I bëj komplimentet e mia Newcastle për ndeshjen e madhe që zhvilluan”.