Ensar Zejnullahu i siguron Kosovës medaljen e argjendtë në Kupën e Botës
17 shtator 2021
| 16:45
Kosova ka fituar medaljen e parë në Kupën Botërore dhe Ligën e të Rinjve që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Karateisti, Ensar Zejnullahu, ka fituar medaljen e argjendtë në konkurrencën e kadetëve U14, mbi 55 kilogramë. Zejnullahu raundin e parë e kaloi pa kundërshtar, pastaj mposhti një garues nga Turqia dhe dy nga Ukraina, teksa në finale u mposht nga një tjetër garues ukrainas, ka njoftuar Federata e Karatesë e Kosovës. Ensar Zejnullahu në finale humbi me rezultat 1-0.