Enti Rregullator i Ilaçeve: Për vaksinën kundër COVID-it, edhe një vit kohë
Enti Rregullator i Ilaçeve i Bashkimit Evropian vlerësoi se mund të kalojë një vit para se të vihet në dispozicion një vaksinë kundër virusit “Korona” për përdorim të gjerë, raporton “The Guardian”.
“Agjencia Evropiane e Barnave, EMA, vlerëson se mund të duhet një vit para se një vaksinë kundër COVID-19 të jetë gati për aprovim dhe e disponueshme në sasi të mjaftueshme për të mundësuar përdorim të gjerë dhe të sigurt”, raportoi ekzekutivi i BE-së në një dokument strategjik të botuar sot.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pohoi se një vaksinë mund të dalë në treg para vjeshtës, pas një takimi me drejtuesit e kompanisë gjermane CureVac, një nga shumë organizata të cilat po punojnë për një vaksinë.
BE tashmë ka premtuar më shumë para për hulumtimin e vaksinave si dhe shpejtimin e hapave të zakonshëm rregullatorë siç janë provat klinike dhe autorizimet.