“Entuziazmohen” nga VV: Pas Agim Bahtirit, edhe Armend Muja shpall fitoren e kandidatëve të LVV-së në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut

23 prill 2023 | 20:22

Deputeti i LVV-së Armend Muja ka shpallur fitoren e LVV-së në dy komuna të veriut të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje, kandidati Lulzim Hetemi fiton mbi 70% të votave në Komunen e Leposaviqit”.

“Lëvizja Vetëvendosje, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunen Veriore të Mitrovices!”.

Ndryshe, në zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore kanë votuar 1557 qytetarë nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Kjo u bë e ditur në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për…