
Enver Dugolli refuzon të ‘dekorohet’, ndiqet nga aktivistë të PSD-së
03 nëntor 2023
| 11:50
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka refuzuar që të “dekorohet” nga aktivistë të Partisë Socialdemokrate (PSD) me medaljen “deputet i Zajednicës”.
Më pas, Dugolli është ndjekur nga aktivistë të kësaj partie që të premten kanë zhvilluar një aksion para Kuvendit, ku pritet që të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel.
Përderisa deputeti tjetër i LV-së, Armend Muja nuk ka refuzuar që t’i vendoset medalja dhe është parë që të hyjë në Kuvend bashkë me djalin.