Enver Hasani: Mund të rrëzohet edhe kjo Qeveri

21 mars 2022 | 22:32

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se qeveria mund të rrëzohet prapë në qoftë se nuk janë serioz në detyrime ndaj aleatëve.

“Me Asociacion e Zajednicë të gjithë kanë përfituar, kanë ardhur në pushtet e janë rrëzuar, besa mund të rrëzohen prapë në qoftë se nuk janë serioz në detyrime ndaj aleatëve që kemi, prandaj më mirë është të rregullohen parametrat e Asocicacionit qesatë merret me politikë abstrakte”, ka thënë Hasani.

I ftuar në emisionin “Respublika” në Tëvë1, Hasani ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë me insistim që të jetë përfundimtare.

“Duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me insistim që ajo të jetë përfundimtare sepse Serbia është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse por ajo të jetë përfundimtare. Rreziku më i madh për Kosovën është në qoftë se në atë marrëveshje e lëmë dyer hapur, pra nuk e përfundojmë dhe ajo nuk do të jetë përfundimtare, “De Jure”, të pakthyeshme, të parevokueshme, të plotë të Serbisë nga Kosova dhe anasjelltas, pra të Kosovës nga ana e Serbisë. Në qoftë se kjo nuk ndodhë atëherë pas 15 apo 20 viteve do jesh një storie që nuk përfundon kurrë”, ka thënë ai në Tëvë1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të…