Enver Hasani ngreh kallëzim penal ndaj Lumezit, Isufit, Hajdarit e Morinës
24 tetor 2018
| 14:13
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka ngrehur kallëzim penal ndaj kryeprokurorit të shteti,t Aleksandër Lumezi, kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Jusufit, prokurores së Prokurorisë Speciale, Drita Peci-Hajdari dhe ndaj prokurores së Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina.
Nëpërmjet një njoftimi për medie, Hasani ka bërë me dije se ka ngrehur këtë kallëzim penal ndaj Lumezit, Isufit, Hajdarit e Morinës sepse sipas tij, këta persona kanë keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar.
/Epoka e re/