Enver Hasani përkujton gazetarin Bardh Hamza në 10-vjetorin e vdekjes

01 qershor 2022 | 11:26

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka përkujtuar gazetarin Bardh Hamza në 10-vjetorin e vdekjes.

Hasani ka shkruar se Hamza ishte intelektual i rrallë dhe shenjë e një brezi të paharrueshëm.

“Si sot 10 vjet më parë, iku nga kjo botë gazetari, intelektuali e dashamiri i fjalës së shkruar, miku im i dashur Bardh Hamza. Njeri i mirë, intelektual i rrallë e i artikuluar, Bardhi ishte shenja e një brezi të paharrueshëm për nga sfidat e vullneti. Kam pasur fatin e nderin të jem mik me ty, Bardh i dashur, të shijoj shpirtin tënd të madh e të mrekullueshëm. Ike shpejt Bardh, ndër të parët nga gjenerata jonë! Na prit Bardh, aty bashkë do jemi së shpejti dhe do të flasim për projektet që i lamë pa kryer. Po më mungon shumë, Bardh! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty !Të kujton me shumë mall, Enveri me familje.”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli amerikan i realitetit televiziv Kim Kardashian ka ndezur thashethemet…