Enver Hasani: Plani franko-gjerman nuk e përmban njohjen

17 nëntor 2022 | 23:39

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se plani franko-gjerman nuk e ka përbrenda njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Hasani, u shpreh se dokumenti në fjalë e ka për bazë menaxhimin e krizës në mes të dy vendeve që të mos eskalojë situata në dhunë.

Ai theksoi se ky propozim nuk e zgjidhë problemin e Kosovës me Serbinë, derisa shoti se edhe nëse pranohet një plan i tillë, në të ardhmen do të kemi probleme të njëjta si në të tashmen.

“Nuk ka njohje. Plani franko-gjerman nuk ka njohje. Ai është një dokument juridik që e transformon raportin Kosovë-Serbi, dhe dominohet nga menaxhimi i krizës”, ka thënë Hasani në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po vazhdon vizitën në ShBA.…