Enver Hoxha më 1982: Lufta e LNÇ-së ishte vetëm çështje pushteti!
Nga: Kastriot Dervishi
“Lufta Nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin. Pushtetin ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e partisë dhe të askujt tjetër”, ka thënë Enver Hoxha më 1982:
“Lufta dhe revolucioni”, në radhë të parë, çështje pushteti.
29 nëntori si ditë e viteve të zeza, simbolizon krimin komunist dhe prishjen e unitetit kombëtar. Pas rënies së regjimit, komunistët duan ta mbajnë gjallë të kaluarën e tyre me data përkujtimore. Madje ftojnë edhe pasardhësit e viktimave që të “festojnë” për të mirat që paska sjellë kjo datë. 29 nëntori është data e atyre që vendosën diktaturën kundër pjesës që nuk ishte dakord të vendosej kjo diktaturë. Nuk është çështje date, ore, sekondash, por çështje koncepti. As nuk mund të vendoset me “marrëveshje” si ditë feste sepse nuk ka qenë kurrë festë.
Nuk ka “çlirime” në rastet e vetëlargimit të një ushtrie dhe sjelljes mizore me gjysmën e popullsisë së vendit, siç kanë bërë komunistët. Numri i shqiptarëve të larguar nga eksodi i madh i fundit të 1944-s, i të arrestuarve, i të vrarëve, është shumë më i madh se sa forcat ushtarake gjermane në këtë kohë. Pa përmendurit të vrarët, kujtoj se u arrestuan menjëherë 4.500 shqiptarë vetëm e vetëm se nuk ishin komunistë. “Gjermani” i vërtetë, në të vërtetë mbeti brenda Shqipërisë, ishin komunistët. Që “lufta dhe revolucioni” kanë qenë çështje pushteti dhe jo pushtuesi, e ka sqaruar vetë diktatori. Më 15 shtator 1982, në sallën e Kuvendit Popullor, me rastin e 40-vjetorit të mbledhjes së Pezës, Enver Hoxha e deklaroi qartë se lufta ishte vetëm çështje pushteti. Në fjalimin e gjatë, ndër të tjera, gjejmë edhe këto fjalë: