
Enver Hoxhaj, 4: Mbështetje e jashtëzakonshme e Prizrenit për PDK-në
06 shkurt 2025
| 19:57
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur tubimin elektoral përmbyllës në qytetin e Prizrenit.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, kandidat për deputet i PDK-së me numër 4, Enver Hoxhaj, ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga qytetarët e Prizrenit.
Hoxhaj ka thënë se nuk ka forcë që e ndalon këtë mbështetje të jashtëzakonshme të Prizrenit ndaj PDK-së.
“Nuk ka forcë që e ndalon këtë mbështetje të jashtëzakonshme të Prizrenit ndaj PDK-së! Nuk ka forcë që e ndalon Partinë Demokratike të Kosovës! Ne jemi partia e shtetndërtimit dhe zhvillimit! Bashkë, për Kosovën! #PDK131 #Hoxhaj4”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.