Enver Hoxhaj çmon punën e Kofi Anann për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj, është shprehur i trishtuar lidhur me lajmin e vdekjes së ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anann.
Hoxhaj ka shprehur ngushëllimet e tij në “Twitter”, duke shkruar se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Kofi Annan për lirinë dhe pavarësinë.
Ky është postimi i tij i plotë:
I trishtuar nga lajmi se ish fituesi i çmimit SG & Nobel Kofi Anan, ka vdekur. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij.Bota ka humbur një njeri të madh, i cili do të mbahet mend për punën e tij të jashtëzakonshme për paqen. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e tij për lirinë dhe pavarësinë’.
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është ndarë nga jeta sot në moshën 80 vjeçare.