Enver Hoxhaj: Drenica është shpirti i UÇK-së dhe shpirti i PDK-së

05 shkurt 2025 | 21:32

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.me numër 4, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë e Drenicës në historinë dhe të ardhmen e Kosovës, duke e cilësuar atë si “shpirtin e UÇK-së dhe shpirtin e PDK-së”.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Hoxhaj u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së më 9 shkurt, duke theksuar se kjo fitore do të jetë garanci për ruajtjen e shtetit dhe avancimin e tij.

“Drenica është shpirti i UÇK-së dhe shpirti i Partisë Demokratike të Kosovës! Bashkë e kemi bërë shtetin, bashkë do ta ruajmë, bashkë do të fitojmë më 9 shkurt! #PDK131 #Hoxhaj4”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me krenari ju njoftojmë se nga Janari 2025, Trepça ka…