Enver Hoxhaj e Sami Lushtaku pinë kafe në Runik të Skenderajt

23 maj 2021 | 14:48

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se është duke qëndruar në Runik të Skenderajt.

Hoxhaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se në Runik është nën shoqërinë e Sami Lushtakut, Bajrush Xhemajlit dhe Fadil Nurës.

“Me Sami Lushtakun, Bajrush Xhemajlin e Fadil Nurën, një kafe me miq në Runik. Faleminderit për bisedën e mikpritjen”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…