Enver Hoxhaj: Fitorja e PDK-së ka nisur gjithmonë nga Drenasi dhe është vulosur në tërë Kosovën

02 shkurt 2025 | 21:45

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur bindjen e tij për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në një postim në Facebook, Hoxhaj theksoi mbështetjen e madhe që partia e tij po merr në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Kudo në Kosovë – nga Mitrovica në Dragash, po ndihet fryma e fitores së PDK-së! Por fitorja jonë ka nisur gjithmonë në Drenas, Terstenik dhe Drenicë, e më pas është vulosur në gjithë Kosovën. Pas 1 jave, kjo fitore do të konfirmohet edhe një herë!” shkroi Hoxhaj në Facebook, duke shoqëruar postimin me sloganet e fushatës #PDK131 dhe #Hoxhaj4️⃣.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen dhe të përkrahin PDK-në, duke theksuar se fryma e kësaj fushate është e pandalshme dhe fitore e sigurt më 9 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga AAK-ja, Lirika Pacolli, ka reaguar pas…