Enver Hoxhaj: Me keqardhje mora lajmin për dorëheqjen e Haradinajt
19 korrik 2019
| 18:40
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se me keqardhje ka marrë lajmin e dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe asnjë gjykatë nuk mund ta cenojë pastërtinë e saj.
Hoxhaj ka theksuar se dorëheqja e Haradinajt ka sjell një zhvillim serioz për vendin.
Ai ka treguar se pas kthimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nga ShBA-të do t’i diskutohet për hapat e ardhshëm, të cilat sipas tij, do të ndërmerren në pajtim me interesat madhore dhe të ardhmen e Kosovës.
/Epoka e re/